Flash

Atentati në Shkodër/ Policia jep detaje për plagosjen e Selami Brahimit

Lapsi.al 8 February 2024
Atentati në Shkodër/ Policia jep detaje për plagosjen e Selami

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 18:00, në lagjen “10 Korriku" të këtij qyteti u qëllua me breshëri armësh ndaj makinës së Selami Brahimit kur ajo ka qenë e ndaluar. Nga të shtënat, Brahimi mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia thotë se po këqyren kamerat e sigurisë dhe po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj,në një prononcim për mediat dha pak detaje për ngjarjen. Ai tha se po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen "Xhabije" është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okularë që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla", - u shpreh drejtori Sulaj. ©LAPSI.al

[video width="640" height="302" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/65c5105901aa5.mp4"][/video]

Të këshilluara

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Julian Meçaj ishte lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjar...

15:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI