Flash

Agron Shehaj krijon rrjetin NextYou: Po ndërtojmë një alternativë politike të re (VIDEO)

Lapsi.al 8 February 2024
Agron Shehaj krijon rrjetin NextYou: Po ndërtojmë një

Deputeti Agron Shehaj ka nisur të punojë për krijimin e një partie të re politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj zbulon se me të rinj po ndërton një “alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë”. 

Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur #NextYou.

Kjo është lëvizja e parë publike e Agron Shehajt për ndërtimin e një partie të re politike. I shkëputur nga PD-ja disa muaj më parë, Shehaj deklaroi në studiot televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike, një partie që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Por, kjo është hera e parë që deputeti lançon publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.

Të këshilluara

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Julian Meçaj ishte lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjar...

15:18

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI