Flash

Shpërthim vdekjeprurës afër zyrës së një kandidati, një ditë para zgjedhjeve në Pakistan

Lapsi.al 7 February 2024
Shpërthim vdekjeprurës afër zyrës së një

Një bombë ka shpërthyer pranë një zyre të një kandidati të pavarur në jugperëndim të Pakistanit të mërkurën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, duke i vrarë së paku 14 njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan zyrtarët.

Sulmi ndodhi në Pashin, një qark në provincën Baluchistan, tha Jan Achakzai, zëdhënës i Qeverisë provinciale. Ai shtoi se të plagosurit po dërgohen në një spital të afërt dhe policia tha se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Pakistani mban zgjedhje në një kohë kur sulmet militante janë në rritje dhe pas burgosjes së Imran Khan, fituesit të zgjedhjeve të fundit nacionale, i cili i ka mbizotëruar ballinat, pavarësisht krizës ekonomike dhe halleve me të cilat përballet vendi i armatosur me armë bërthamore.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Disa grupe, përfshirë militantët islamistë të grupit taliban pakistanez dhe grupet separatiste nga Balochistan, e kundërshtojnë shtetin pakistanez dhe kanë kryer sulme në këtë vend muajt e fundit.

Khan – ish-kryeministri i burgosur – ditë më parë u bëri thirrje mbështetësve të vet të presin pranë qendrave të votimit pasi të kenë votuar.

Grumbullimi i madh i mbështetësve të Khanit te qendrat e votimit mund t’i rrisë tensionet, për shkak të asaj që ata e cilësojnë si një luftë të mbështetur nga ushtria kundër Khanit dhe partisë së tij, e cila ia ka kufizuar fushatën asaj. Ushtria e ka mohuar përfshirjen në politikë.

Sulmi ndodhi pavarësisht zhvendosjes së dhjetëra mijëra policëve dhe forcave paramilitare nëpër Pakistan për të garantuar paqe, pas një vale sulmesh militante së fundmi në vend, posaçërisht në Baluchistan.

Baluchistan, një provincë e pasur me gazë në kufi me Afganistanin dhe Iranin, ka qenë skenë e një kryengritjeje të vogël të nacionalistëve të Baluchstanit për më shumë se dy dekada. Ata fillimisht deshën ndarjen e resurseve të provincës, por më vonë e nisën një kryengritje për pavarësi./ REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI