Flash

Ndryshimet në Kodin e ri Penal, nga surrogacia tek alkoli për të miturit

Lapsi.al 7 February 2024
Ndryshimet në Kodin e ri Penal, nga surrogacia tek alkoli për të

Në draftin e ri që përfshin ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e Ri Penal është edhe surrogacia, ose porosia e një çifti për të lindur fëmijë nga një grua tjetër si dhe konsumi i alkoolit nga të miturit. Sa i përket konceptit të surrogacisë, përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar. Nëse ndryshimet në Kod miratohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës, një femër/grua madhore (nëna surrogate) me pëlqimin dhe me vullnetin e saj, të marrë përsipër që të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.

Një tjetër ndryshim është përfshirja në Kod e nenit ku dënohen personat të cilët nxisin të miturit që të konsumojnë pije alkolike.

Neni:

Porosia për të lindur fëmijë

1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie në marrëveshje, pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.

2. Përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, kur inseminimi apo edhe lindja bëhen jashtë mjediseve të përshtatshme/ palicensuara për kryerjen e procedurave të tilla apo për lindjen e fëmijëve, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

3. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafit dy të këtij neni, kryhet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënim shtohet deri në një të tretën e tij.

Neni:

Nxitja e të miturve për të përdorur pije alkoolike

1. Provokimi, nxitja apo shtytja drejtpërdrejt i një të mituri për konsumim të tepërt të pijeve alkoolike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim.

2. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin një të këtij neni kryhet ndaj një të mituri nën moshën katërmbëdhjetë vjeç ose kur veprimet janë kryer në mjediset e institucioneve arsimore ose në mjediset e godinave/lokaleve të administruara prej tyre, si dhe në vendet e posaçme të hyrjes dhe daljes së nxënësve nga këto institucione ose në një distancë të afërt rreth këtyre institucioneve ose godinave/lokaleve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

3. Nëse veprat penale si më sipër, kryhen në mënyrë demonstrative në mjedise publike duke sfiduar hapur normat e sjelljes së mirë, apo nxitja synon të kthejë të miturin në përdorues të rregullt të alkoolit, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI