Flash

Gafa e Biden, harron emrin e Hamasit... (VIDEO)

Lapsi.al 7 February 2024
Gafa e Biden, harron emrin e Hamasit... (VIDEO)
Për arsyet e gabuara, presidenti amerikan Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet. 24 orë pas gabimit të tij me Francois Mitterrand - ai pretendoi se kishte folur me të pas zgjedhjes së tij si President (duke e ngatërruar me presidentin francez Emmanuel Macron), Biden ka harruar edhe emrin e Hamasit. Presidenti i SHBA-ve u duk i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij. "Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia...", tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahur të armatosur të palestinezëve. “Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai, duke pushuar sërish për të humbur shikimin gjetkë. “Ka një përgjigje... nga... kundërshtarët, por...”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit. “Po, nga Hamasi, më falni...”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti. Menjëherë pas kësaj gafe të presidentit reagoi demokrati Dean Benson Phillips, i cili konkurron në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale. "Në vitin 2016, Joe Biden mori vendimin e gabuar duke mos kandiduar dhe në 2024 ai po merr vendimin e gabuar duke qenë kandidat. Më shqetëson, por dikush në Uashington duhet të jetë i sinqertë dhe të thotë atë që di i gjithë vendi. Krahasoni praninë e tij në konferencën e 2016-ës me foton e sotme dhe më pas mendoni se si do të jetë ai 5 vjet në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetet sociale. “Unë kritikohem që jam i sinqertë dhe flas me zë të lartë atë që pëshpëritet. Unë e admiroj presidentin tonë. Unë votova për të dhe e mbështeta në zgjedhjen e tij. Ai vizitoi shtëpinë time dhe ishte i mrekullueshëm për familjen time, si dhe për vendin tonë. Por turp për të gjithë ju që pretendoni se gjithçka është në rregull. Ju po na çoni - dhe po e çoni atë - në një fatkeqësi dhe ju e dini mirë këtë”, shtoi Phillips. Vlen të theksohet se së fundmi janë shtuar zërat brenda demokratëve që kërkojnë tërheqjen e Biden nga gara presidenciale, ndërkohë që ka zëra sipas të cilave Michelle Obama është e interesuar të jetë kandidate.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI