Flash

FAZ: "Eksodi i shpikur" i serbëve nga Kosova

Lapsi.al 7 February 2024
FAZ: "Eksodi i shpikur" i serbëve nga Kosova

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb", - shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e së mërkurës (07.02.) të FAZ.

Martens thotë se "numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera". Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e "Iniciativës Evropiane për Stabilitet" (ESI). Ajo ka shqyrtuar "shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve".

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre "në vitin 2017 kishte ende 109 mijë serbë të siguruar në Kosovë", por "6 vjet më vonë kishte më pak se 107 mijë". Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, "rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%."

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14 500 në vitin 2004 në 10 700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: "këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se "punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një "eksod pensionistësh” nga Kosova".

"Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit", - konkludon FAZ. /DW

Të këshilluara

Ekzekutohet biznesmeni grek

Një biznesmen grek është gjetur i vdekur në makinën e tij, pasi ishte qëlluar me kallashnikov. Ai u gjet në Mandra brenda makinës së tij, së cilës autorët i ...

16:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI