Flash

Mbi 8 mijë persona janë evakuuar nga spitali në jug të Gazës

Lapsi.al 6 February 2024
Mbi 8 mijë persona janë evakuuar nga spitali në jug të

Rreth 8,000 njerëz janë evakuuar dje nga spitali al-Amal në Gazën jugore, duke përfshirë të moshuarit.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofike. 8,000 njerëz të zhvendosur që ishin strehuar në spitalin tonë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis, Al-Amal, u larguan nga spitali të hënën.

Janë ende rreth 100 persona të moshuar dhe invalidë që nuk kanë janë larguar nga spitali, 80 pacientë dhe 100 staf dhe vullnetarë. Ata vazhdojnë të jenë brenda”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFCR), në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Rripi i Gazës është nën rrethim dhe i shkatërruar pas katër muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, një konflikt i shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i grupit islamik ndaj Izraelit më 7 tetor.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI