Flash

Furnizonin me kokainë "Astirin" dhe "Kombinatin", dy të arrestuar

Lapsi.al 6 February 2024
Furnizonin me kokainë "Astirin" dhe "Kombinatin", dy

Furnizonin me drogë Astirin dhe Kombinatin

Personat që shihni në foto janë Envis Gorellari dhe Fatjon Çiçi, të arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesën e njërit prej tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1.5 kg kokainë.

Arrestimi i tyre u bë në rrugën Bulevardi i Kasharit nga agjentët e antidrogës të cilët kishin siguruar informacione se dy të rinjtë lëviznin me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Pas ndalimit të tyre uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Envis Gorellarit ku u gjet dhe kokaina. Krahas arrestimit të tyre policia shpalli në kërkim dhe 1 person tjetër i cili ka dyshime të jetë bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Burime pranë policisë së Tiranës bënë me dije se Envis Gorellari dhe Fatjon Çiçi, përkatësisht 37 dhe 33 vjeç njihen si persona që furnizonin me kokainë shumë shpërndarës në zonën e Astirit dhe atë të Kombinatit në kryeqytet.

Të këshilluara

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi te fshatit Rëmenj. Mësohet se një nga automjetet i...

19:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI