Flash

Deputetja e Partisë Socialiste: Kolegët e PD sikur i ka kapur amoku!

Lapsi.al 6 February 2024
Deputetja e Partisë Socialiste: Kolegët e PD sikur i ka kapur amoku!

Deputetja e PS, Pranvera Resulaj theksoi se obsesioni i demokratëve mbas Sali Berishës po i çon drejt vetëshkatërrimit. Duke përshkruar seancën e të hënës kur demokratët u desh të përballeshin me gardistët për të hyrë në kuvend, Resulaj u shpreh se i ishte dukur sikur kolegët e saj i kishte kapur amoku.

"E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi, por meqë më pyet se si ndihem, apsolutisht nuk ndihem si zoti Balliu i cili mu duk shumë letrar. Kur pashë kolegët e vetë me xhaketat e shqyera, të improvizura, se pavarësisht se jemi në dy llogore, ajo që them unë është pro mazhorancës dhe ajo që thotë zoti Balliu pro opozitës.

Nuk dua të pozicionohem në llogore të tilla. Mu duk sikur i kishte kapur amoku. Ky obsesioni për një individ të caktuar po ju çon drejt shkatërrimit. Nuk është as Rama as mazhoranca, është zgjedhja juaj. Ne nuk na vjen mtrë që të jemi në këtë situatë. Nuk është ky aktiviteti parlamentar që ne duam të shohim.

Që të improviziohen këto situata sigurisht është një skenar i përgatitur. Si është e mundur që depuytetë të përjashtuar nga seanca parlamentare janë në një vijë me deputetë që duan të futen në sallë.

Garda nuk ka penguar asnjë nga deputetët e opozitës të futen. Por ka një vendim për të përjashtuar disa nga deputetët. Pse ata duhet të jenë atje, përveçse për faktin që duhet të improvizionin shqyerjen e xhaketave të cilat i shqyen vetë.

Ju siguroj që ky obsesioni po ju çon drejt shkatërrimit. Në asnjë moment mazhoranca dhe kryeminsitri. Nëse ju jeni bashkuar shumë mirë, nuk ka asnjë lloj pengu mazhoranca, nuk e di se çfarë keni parë në fytyrat tona, duhet të shihni veten në pasqyrë.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/Kuvendi-hyjne-deputetet-e-opozites.mp4"][/video]

Për ne shumë mirë që opozita të bashkohet, që të vijojë debati parlamentar. Skenat e improvizuara nuk ju sjellin dot në pushtet, ju sjellin qytetarët. Qytetarët nuk janë duke ju ndjekur në kauzën tuaj.", tha Resulaj në emisionin “Quo Vadis”në Vizion Plus.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI