Flash

Berisha: Ahmetaj e faktoi që Edi Rama drejton një organizatë kriminale

Lapsi.al 6 February 2024
Berisha: Ahmetaj e faktoi që Edi Rama drejton një organizatë

Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj faktoi që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri.

Pjese nga fjala e Berishes.

Folëm për drejtësinë.

A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim?

Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.

Megjithatë mbahen aty sepse kryebanditi në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontejnerët, vijnë dhe shkarkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij rrëqethës për çdo shqiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka një autor, kë një arkitekt, dhe ky është Edi Rama.

A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësat, përfshihen nivelet maksimalisht më të larta, dmth Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarisen?

Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thonim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj.

Të dashur miq, në qoftë se më pyesni mua, pse e ke thënë këtë, pse je shprehur në këtë mënyrë, nga e dije ti Sali se kjo funksiononte si organizatë kriminale? Po mor miq, sepse në qoftë se një kryeministër vendos për t’i dhënë 8 pike një kompanie që nuk ekziston, dhe që një ministër i ka thënë se kompania nuk ekziston, një ministër tjetër i ka thënë me shkrim se kjo nuk është tagër i qeverisë, dhe ai e firmos dhe bashkë me të firmosin edhe ministrat e tij, a nuk është ky një krim i përbashkët, a nuk është kjo një organizatë kriminale?

Më keni dëgjuar t’i them Dumanit se drejton organizatë kriminale, po mo po, kriminale, shumë të rrezikshme, sepse vjedhjen e shekullit, vjedhje në të cilën Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, etj, kanë vepruar si një organizatë kriminale duke dëmtuar vendin në 30 vite 1 miliard. Duke zhdukur gjer sot 200 milionë euro për tre djegësa që nuk ekziston asnjëri.

Të gjitha këto i mbulon Dumani, i mbulon Kraja.

A e dini se çfarë ndodh në Skapin e partisë miq? Ua them unë. Zihen si cackej njëri me tjetrin, pse nuk arreston ti këtë, nuk arrestoj unë atë, pse mbron ti këtë, unë do të mbroj atë.

Ky është sot Skapi dhe vërsulet si hiena kundër opozitës.

Por, 20 shkurti është dita e revoltës, është dita e qytetarëve, dita e fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rroftë Dibra!

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI