Flash

Asamblea e PS të dielën/ Rama shtrëngon radhët pas "bombave" të Ahmetajt

Lapsi.al 6 February 2024
Asamblea e PS të dielën/ Rama shtrëngon radhët pas

Rrëfimi i Arben Ahmetaj që përshkroi metodat mafioze në drejtimin e shtetit, përdorimin i SPAK për mbylljen e aferës së inceneratorëve, faljen e pasurive shtetërore "duke ngrënë qofte në verandë" nga Edi Rama apo përfshirja e familjarëve të kryeministrit në afera të dyshimta korrupsioni marrin përgjigje të dielën në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS.

Mbledhja është njoftuar në një mesazh nga Blendi Klosi dhe formalisht ka për qëllim raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e fundit të PS.

Por Lapsi.al mësoi se qëllimi është përgjigjia e Ramës për "bombat" që lëshoi Arben Ahmetaj për peshën e korrupsionit dhe diktatin që Rama i përdor për të mbajtur pushtetin.

Më herët, Rama e kishte sulmuar Ahmetaj për "prishje të unitetit të partisë" duke lënë të nënkuptohet se ai i kishte dhënë opozitës dosjen e inceneratorëve. Por sipas Ahmetajt, kjo ishte vetëm një alibi për ta sulmuar duke i dhënë turmës "kokën e turkut".

Në një nga mbledhjet e partisë, tregoi Ahmetaj, kryeministri Rama ishte shprehur se do ta çonte në të s'ëmës dhe pas kësaj kishte nisur veçimi i tij nga shokët socialistë, që siç u shpreh ai "kishin frikë të pinin një kafe me të".

Mesazhi i Blendi Klosit

Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!

Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS

Blendi KLOSI

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI