Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Zjarret në Kili/ Mbi 60 të vdekur, vendi në gjendje të jashtëzakonshme

Lapsi.al 5 February 2024
Zjarret në Kili/ Mbi 60 të vdekur, vendi në gjendje të

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën në Kili, ndërsa zjarret kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Egërsia e fronteve të zjarrit dhe vala e të nxehtit (vendi është në mes të verës) po intensifikojnë fatkeqësitë, ndërsa autoritetet theksojnë se numri i viktimave do të rritet.

“Fatkeqësisht mund të konfirmoj se janë 64 të vdekur. Ky numër do të rritet, ne e dimë se do të rritet ndjeshëm,"-tha presidenti Gabriel Boric në një fjalim televiziv drejtuar kombit nga qyteti i Quilpué, në periferi të Viña del Mar, lagjet e të cilit ishte djegur. Ndërkohë vendi ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi qytetet bregdetare janë përfshirë nga tymi dhe banorët në zonat qendrore janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Veçanërisht të prekura janë provincat Marga Marga dhe Valparaiso, në të cilat u vendos një ndalim i pjesshëm i qarkullimit për të lehtësuar punën e shuarjes së zjarrit. Më shumë se 90 fronte janë ndezur në të gjithë vendin, duke djegur më shumë se 400,000 hektarë deri më tani. Aktualisht 40 zjarre janë vënë nën kontroll.

Deri më tani një person është arrestuar në lidhje me zjarret. Sipas Policisë, burri ishte në shtëpinë e tij në qytetin qendror të Kilit Talca duke salduar kur aksidentalisht ndezi një zjarr që u përhap në kullotat aty pranë. Por në vendet e tjera, zjarret janë shkaktuar nga temperaturat e larta. Temperatura në kryeqytetin Santiago prej ditësh po kalon 33 gradë Celsius, disa gradë mbi vlerat mesatare të sezonit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI