Flash

Vjosa Osmani paralajmëron sulme të tjera terroriste nga Serbia

Lapsi.al 5 February 2024
Vjosa Osmani paralajmëron sulme të tjera terroriste nga Serbia

Ministri gjermani Mbrojtjes, Boris Pistorius, kërkoi nga Prishtina uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut.

“Askush nuk duhet dhe nuk mund të ketë në interes në tensionimin e mëtejmë të situatës, prandaj marrim parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë, bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, tha Pistorius.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se Serbia vijon të financojë e stërvitë terroristë me qëllim destabilizimin e Kosovës.

“Të gjitha dëshmitë që ne i marrim nga institucionet tona të sigurisë tregojnë se Serbia vazhdon të planifikojë sulme të reja. Ajo çfarë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës është që Serbia nuk do t'ia dalë”, tha Osmani.

Osmani kërkoi që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë për sulmet e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Ata kanë bërë sulm pas sulmi ndaj Kosovës edhe në dy vitet paraprake por për fat të keq kanë ikur pa asnjë pasojë, rrjedhimisht duhet të ketë pasoja për Serbinë”, u shpreh Presidentja e Kosovës.

Ministri gjerman foli edhe për ambiciet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ndërsa ruan lidhjet e saj me Rusinë.

“Secili vend i cili dëshiron t’i bashkohet 27 vendeve të BE-së të cilat kanë vlera, qëllim edhe përgjegjësi të përbashkëta në Evropë dhe botë nuk mund të hajë me dy lugë”, deklaroi ministri gjerman.

Në konferencë u prek edhe çështja e dinarit dhe e mbylljes së strukturave paralele serbe që ndërkombëtarët paralajmërojë se mund të nxisë tensione të reja në Kosovë.

“Aleatët tanë i kemi në krah, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit”, theksoi Osmani.

“Besoj që është mirë të bëhet dhe të zbatohet rregullorja mirëpo të jepet edhe një afat pak më i gjatë deri në fillimin e zbatimit të saj”, nënvizoi Pistorius.

Pistorius paralajmëroi ardhjen e një kontingjenti të ri ushtarësh gjermanë në kuadër të misionit të KFOR-it në pranverë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI