Flash

Shehaj: Kushtetuesja si çdo institucion, vegël për të mbrojtur qeverinë

Lapsi.al 5 February 2024
Shehaj: Kushtetuesja si çdo institucion, vegël për të

Deputeti Agron Shehaj, duke komentuar deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese (më poshtë) thotë se i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese. Sipas Shehajt, Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t'i hequr mandatin Olta Xhaçkës.

Shehaj shkruan se me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën ekskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

Sipas deputetit, institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik, por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për mediat ditën e sotme, është pyetur në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, të cilin Kuvendi nuk e ka votuar ende. Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes. Zaçaj tha se të vësh në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.”, tha ajo.

Reagimi i Shehajt: 

Institucionet paguhen për të mbrojtur interesin publik por në fakt legjitimojnë korrupsionin dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së Qeverisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, pohoi se të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.

Në fakt i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese.

Deputeti nuk mund të detyrohet nga askush për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e di këtë, por arrin të thotë gjithçka, vetëm që ministres investitore strategjike të mos ti hiqet mandati.

Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t'i hequr mandatin Olta Xhaçkës. Me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën eskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI