Flash

Mjafton kënga e Adem Jasharit ne stadium

Lapsi.al 5 February 2024
Mjafton kënga e Adem Jasharit ne stadium

Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon t'u bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.

Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.

Nejse kot e kisha këtë hyrje sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit. Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.

Kjo galeri kishtë nxjerë në shitje edhe një skice / bocet të pikturës se famshme të Zheromit “Prijësi i Arnautëve” po nga motivet e shqiptarëve të Egjyptit. Nejse kot edhe unë që pyes.

Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës për të pyetur? Jo për gjë por këto Ambasadat tona jashte kane edhe Atashe Kulturor. Largqofte ndonje nga keta zengjinet e rinj qe fitojne miliona euro te parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe tja dhuronin publikut shqiptar.

Kot edhe unë, cfarë lidhje kanë patriotët tane me këto gjera? Mjafton kënga e Adem Jasharit ne Stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…

Të këshilluara

Lexime të cekëta për Maqedoninë e Veriut

Keqkuptime me përjetimin e datave të rëndësishme historike kur ato ngjajnë aty-për-aty u ndodhin krejtve. Është shumë e shtirë m’i rrokë kthesat paradigmatik...

10:13

Në Gaza po vdes edhe Perëndimi!

Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm por edhe vetë perëndimi qoftë si ide, qoftë si sistem politik.  Nuk mund të mohohet e drejta e Izr...

17:43

Një mbret i heshtur norvegjez në Golem

Ende edhe sot, miliona njerëz në botë shohin një video ku një 13-vjeçar, ngrihet nga tavolina e shahut dhe me një shpërfillje të pabesueshme bën ca hapa tallës ...

19:32

3 ditë liri në Milenium

Nga Edi Lesi Ata që po hyjnë këtë të mërkurën pasdite në sallën e Kinema Milenium në Tiranë, nuk ngjajnë shumë me gjindjen rreth e rrotull që është lëshuar ...

20:58

Ermonela Felaj “lë në baltë” Ramën

Përballë skandalit të madh korruptiv të inceneratorëve, strategjia e komunikimit publik të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka qenë e qartë dhe në dukje s...

19:05

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI