Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Lapsi.al 5 February 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa në zonat malore lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 28 m/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Do të vijojnë masat e ngrohta dhe të qëndrueshme perëndimore ndikimin e tyre në republikën e Kosovës, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior dhe pjesërisht zonat veriperëndimore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 0°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 14 °C.Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV. Herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV, ku më të fokusuara paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 1°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Konkretisht me diell dhe temperatura relativisht të larta do të paraqiten: gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut, ndërsa do të vijojë situata problematike e motit për vendet e Europës lindore ku reshjet e dendura të dëborës si edhe ngricat e theksuara do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit. Po ashtu, me vranësira dhe reshje dëbore, por në sasi më të pakta do të paraqiten alpet e Europës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI