Flash

Ministri i Jashtëm i Italisë: Ballkani Perëndimor në BE brenda vitit 2030

Lapsi.al 5 February 2024
Ministri i Jashtëm i Italisë: Ballkani Perëndimor në BE

Zhvillohet në Romë takimi i ministrave të Jashtëm të rajonit

Në Romë është zhvilluar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologet nga Italia, Republika Çeke, Kroacia, Sllovakia, Greqia dhe Sllovenia.

Në këtë takim të Miqve të Ballkanit Perëndimor ka marrë pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se miqtë e këtij rajoni do të bëjnë përpjekje që të bindin shtetet e tjera anëtare të BE-së që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane para vitit 2030. Për kryediplomatin italian Tajani shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë me tepër prioritet se Ukraina për anëtarësimin në BE sepse presin ta realizojnë këtë aspiratë prej një kohe të gjatë.

Tajani ka konfirmuar gjatë konferencës për shtyp lajmin për firmosjen të martën të marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore në të dy shtetet.

Kjo marrëveshje vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve fqinj.

Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor është krijuar në vitin 2023 për të rritur vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të këtyre shteteve.

Të këshilluara

Bardhi: PD është e bashkuar!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët në përfundim të protestës poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha. Bardhi...

20:10

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI