Flash

Lubonja: Intervista e Ahmetajt mund të shtojë përçarjet brenda mazhorancës

Lapsi.al 5 February 2024
Lubonja: Intervista e Ahmetajt mund të shtojë përçarjet

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open” në News24 foli në lidhje me intervistën e dhënë nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj duke thënë se kjo e fundit nuk i shton më shumë skandalit të inceneratorëve.

Sipas tij problemi qëndron te SPAK, i cili nuk i ka shkuar në rrënjë hetimit, drejt sistemit dhe kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se politikisht mazhoranca nuk është dëmtuar nga intervista e Ahmetajt, por kjo e fundit mund të shtojë përçarjen.

“Skandalet janë shumë më të mëdha se kjo e Ahmetajt. Vetë inceneratorët janë skandali. Problemi për mua është SPAK-u. SPAK nuk i ka shkuar në rrënjë problemit dhe nuk do të shkojë në rrënjë. Rrënja e problemit është vetë sistemi dhe Edi Rama.

Nuk ka nevojë të kërkojë SPAK, dihet kush i ka dhënë lejet. Bën një operacion fasadë që të duket sikur reforma po funksionon. Politikisht për mua mazhoranca me këtë të Ahmetajt nuk dëmtohet, por mund të shtohet përçarja dhe regjimi mund të bjerë poshtë nga vetvetja”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI