Flash

Gjyshi përplas mbesën, humb jetën e mitura 2-vjeçare në Krujë

Lapsi.al 5 February 2024
Gjyshi përplas mbesën, humb jetën e mitura 2-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mallkuc të Krujës, ku gjyshi ka shtypur për vdekje me makinë mbesën e mitur. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se gjyshi i fëmijës Martin Kaçi ka aksidentuar mbesën e tij 2-vjeçe me mjet bujqësor. Si pasojë fëmija nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi Martin Kaçi, duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI