“Një nga prioritetet kryesore të Programit të Qeverisë 2021-2024 është integrimi i të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare, qëllimi i të cilit është të mbështesë integrimin e komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve tjera përmes masave që stimulojnë pjesëmarrjen e tyre në sektorin institucional, ekonomik. dhe jeta shoqërore. Ky prioritet është në përputhje me vlerat dhe “themelet e BE-së së pari”, që i jep përparësi institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, si dhe një ekonomi tregu funksionale në përputhje me standardet e BE-së”, - ka deklaruar ai. Bislimi më pas ka përmendur edhe pikat çfarë po bënë Kosova për komunat me shumicë serbe. Ka përmendur krijimin e mekanizmit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga shkollat e mesme të sistemit serb në Kosovë. Ai thotë se Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica është shndërruar në Kolegj Publik të Arismit të Lartë. Po ashtu, Bislimi përmendi subvencionet shtesë për katër komunat në veri të Kosovës. Po ashtu, ka thënë se është bërë riparimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Si pikë të pestë Bislimi përmendi miratimin e Strategjisë për Mbrojtjen e të Drejtave të interesave të komuniteteve në Administratën Publike. Ai shtoi edhe çështjen e dialogut të rregullt me komunitetin serb. Si pikë të shtatë përmend shpalljen e konkursit për drejtorin për Çështje të Komuniteteve. Në pikën 8 përmendet rritja e buxhetit të granteve për OJQ që punojnë për sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pika 9 është rritja e shpejtë e kërkesave të serbëve për pasaportën e Kosovës. Ndërkaq në fund përmendet Fondi i Integrimit i Kosovës që ka qëllim përmirësimin e kushteve të jetës së komuniteteve në komunat me shumicë serbe. Bislimi ka thënë se Qeveria është e gatshme për t’i zotuar gjysmën e mjeteve të këtij Fondi që synon të grumbullojë 100 milionë euro. /LAPSI.alIn a letter to EUSR Lajcak, I listed efforts that ?? made towards requirements for measures to be lifted. An immediate removal would help us mobilize efforts for accelerated reform progress, create the environment for strengthened regional cooperation & faster integration of WB6. pic.twitter.com/k0KWm4wyEn
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 5, 2024