Flash

Pas Britanisë edhe Gjermania: SHBA, e padrejtë me Kosovën

Lapsi.al 4 February 2024
Pas Britanisë edhe Gjermania: SHBA, e padrejtë me Kosovën
“Të pabalancuar” e ka quajtur Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit të SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës. “Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador SHBA-së në Kosovës”, - ka shkruar ai në “X” duke shpërndarë edhe deklaratën e ambasadorit Hovenier. Një reagim të ngjashëm mbajti edhe deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns. Me anë të një postimi në X ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë heshtur për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia. Po ashtu ajo ka shtuar se Uashingtoni nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë. “Ku është balanca? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, – shkroi deputetja britanike. /LAPSI.al https://twitter.com/aliciakearns/status/1754059849791574526?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754059849791574526%7Ctwgr%5E75593096f63d00a51ed1a64a20b685d220d9255a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F02%2F04%2Fdeputetja-britanike-kunder-ambasadorit-hovenier-nuk-reaguat-kaq-ashper-kur-serbia-rrembeu-3-police%2F LEXO EDHE: Komenti/Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë që SHBA i kanë njohur Kosovës

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI