Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës

Lapsi.al 4 February 2024
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës

"Për çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrjen e vendimit", komentoi pak ditë më parë njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, duke shtuar se një politikë e tillë minon sovranitetin e vendit. Serwer iu referua zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në pagesa me para ta gatshme, të cilën po e kundërshtojnë BE dhe SHBA. 

Pikërisht në këtë linjë që fshikulloi ish diplomati dhe analisti u soll të shtunën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai deklaroi se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

LEXO ME TEJ:

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër

Policia kosovare ka mbyllur katër komuna paralele ilrgale serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

 “Institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, tha në mënyrë provokuese ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Marrëveshjapër normalizim e 2013, e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia parashikon mbylljen e këtyre institucioneve publike paralele që financohen me denarë serbë.

Pikërisht për këtë Banka Qëndrore e Kosovës vendosi të fusë në fuqi, në 1 shkurt, masat për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe kryerjen e pagesave përmes tij. Më pas policia në zbatim të këtij vendimi bëri sekuestrime në strukturat paralele ilegale.

Një gjë e tillë ashtu sikurse pritej shkaktoi furtunë në Beograd.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dënoi operacionet e policisë. “Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha ai.

Dhe në dilemën mes zbatimit të ligjeve të një shteti sovran dhe ruajtjes të stabilitetit fallco në rajon, ambasadori i SHBA, ka zgjedhur, si gjithnjë në mënyrë të përsëritur, këtë të dytën.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për “konfiskimin e dinarëve serbë” nga Policia dhe kërkoi që masa për ndalimin e dinarit të shtyhet për një kohë tjetër.

“Ne shpresojmë se autoritetet e Kosovës sigurohen që ato pagesa do të arrijnë pa vonesa te individët tek te cilët ishin nisur ato”, tha ai.

Ambasadori amerikan e përsëriti thirrjen që Kosova t’i zgjidhë çështjet në lidhje me strukturat e mbështetura nga Serbia në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke kërcënuar se në të kundërtën ajo do të humbistë mbështetjen e vendit të tij.

Dhe fiks këtu qëndrimi i një burokrati zyrtar amerikan bie ndesh me idenë e një bashkatdhetari të vet, që gjykon në mënyrë të lirë dhe pa vargonj.

Daniel Serwer duke komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin thotë: "Unë mund ta kuptoj që “15 vjet pas pavarësie banka konsideron se është koha e duhur për të zbatuar ligjin. Ky nuk është një problem i madh, por një çështje e vogël, e cila ka rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”.

Serwer: SHBA dhe BE duhet ta lejojnë Kosovën që të zbatojë ligjet e saj

Sipas tij është kjo lloj politike për interesat e momentit bën që "çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja, ose e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrje", duke sjellë si pasojë e minimin e sovranitetit të një vendi "që të zbatojë ligjet e veta". Pra, po e hoqe lupën nga segmenti i vogël i një momenti, duke e lënë atë të zmadhojë krejt pikturën, e kupton se burokratë liliputë si, Jeff Hovenier e kanë gabim. Ata janë të prirur ti thonë jo më voglit, vëtëm nga frika se nuk kontrollojnë dot Serbinë. E kështu ata jo vetëm minojnë në afatgjatë sovranitetin e një vendi, por bashkë me të edhe vendimin amerikan të një dekade e gjysëm më parë, që e njeh Kosovën si të pavarur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Hipokrizia e sulmeve të PD-së ndaj Bolinos

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi ital...

16:18

Një fabrikë gjigande manipulimi

Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i Amerikës i bëri dosjes McGonigal, përforcojnë edhe më shumë bindjen e një skandali të financuar me para në...

16:31

Kujt i shërben “republika e prokurorëve”?

Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, për vendosjen e “republikës së prokurorëve”, ç’ka nënkupton fuqinë e pamatë, deri në abuzim, të SPAK-ut, por...

15:23

Zvogëlimi i ambasadorëve

Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në mënyrë timide ndaj një nisme të Edi Ramës dhe veglave të tij pseudodemokrate, për të ndryshuar në mënyrë t...

18:10

Rikthimi shqetësues i Donald Trump

Fushata elektorale në Iowa, rezultati i së cilës do të ndikojë së tepërmi mbi çështjet globale, përgjatë një viti plot zgjedhje, sapo në Shtetet e Bashkuara. Re...

16:21

Manual për opozitarizmin e ri

Venitja e yllit politik të berishizmit ka nxjerrë në pah nevojën për një llogjikë të re opozitare përballë pushtetit komod të socialistëve. Zhvillimet e fundit ...

19:40

Debati që mbyllën prokurorët e McGonigal

Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGgonigal, përtej atyre që dinim, i shërben një debati që e kapërcen fatin e kryeministrit të sotëm shqiptar....

11:50

Si ndikoi SHBA në arrestimin e Berishës

Javën e kaluar, një gjykatë shqiptare e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin dikur të fuqishëm dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike të opoz...

22:43

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI