Flash

Kapet me armë, municione dhe drogë, arrestohet i riu në Tiranë

Lapsi.al 4 February 2024
Kapet me armë, municione dhe drogë, arrestohet i riu në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap me pistoletë dhe fara kanabisi. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R.M.

NJOFTIMI I POLICISE

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Arbana”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me atë të Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë.

U kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga një 22-vjeçar. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak, si dhe fara kanabisi, që iu gjetën 22-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.

Shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë. Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi. Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje-Berat, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune ku janë përplasur dy mjete në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur dr...

13:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI