Flash

Dyshimet për tradhti/ Estetistja i dogji makinën të dashurit në Durrës

Lapsi.al 4 February 2024
Dyshimet për tradhti/ Estetistja i dogji makinën të dashurit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja në Durrës, ku një 41-vjeçare, i dogji makinën të dashurit, për të cilin ajo pretendon se i kishte blere edhe mjetin edhe një shtëpi.

Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar së fundmi se partneri komunikonte me vajza të tjera.

Ndonëse 41-vjeçarja jetonte në Itali ku kishte dhe një qendër estetike, ndërsa me të ardhurat e fituara nga puna kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar.

Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj, në bashkëpunim me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. Madje ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por ngjarja në fjalë është parandaluar.

Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35-vjeçari me inicialet M.S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI