Flash

Deputetja britanike kundër Hovenier: Nuk reaguat kaq ashpër kur Serbia rrëmbeu 3 policë

Lapsi.al 4 February 2024
Deputetja britanike kundër Hovenier: Nuk reaguat kaq ashpër kur Serbia
Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns ka reaguar ashpër pasi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se "veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndalimit të dinarit serb po i rrisin tensionet". Kearns, një mbështetëse e flaktë e Kosovës, reagoi me anë të një postimi në X ku theksoi se SHBA-të kanë heshtur për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia. Po ashtu ajo ka shtuar se SHBA-ja nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë. “Ku është balanca? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, - shkroi deputetja britanike. ©LAPSI.al LEXO EDHE: Komenti/Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë që SHBA i kanë njohur Kosovës

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI