Flash

Aksident i rëndë në Korçë, ka viktima dhe të plagosur

Lapsi.al 4 February 2024
Aksident i rëndë në Korçë, ka viktima dhe të

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta të Korçës. Sipas informacioneve të para që publikohen nga mediat, janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije së deri tani raportohet për një person të ketë humbur jetën dhe 4 të tjerë të kenë mbetur të plagosur. Viktima u bllokua për më shumë se një orë në njërin nga automjetet e përfshira në aksident. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.   

"Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin Kristian Hoxha, 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Elvis Mizaku, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. 

Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin Kristian Hoxha po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI