Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohet laborator droge në një banesë në Itali/ Në pranga pronari shqiptar

Lapsi.al 3 February 2024
Zbulohet laborator droge në një banesë në Itali/ Në

Një laborator për përgatitjen e heroinës u zbulua në San Severo në Itali nga policia vendase. Në pranga u vu pronari i laboratorit, një 40-vjeçar shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan mbi 18 kg lëndë narkotike së bashku me materialet dhe pajisjet e përdorura për përgatijen e lëndës narkotike.

Operacioni nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecnin me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime. Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, oficerët ndoqën makinën deri në 'Luisa Fantasia' ku identifikuan shoferin, shkruajnë mediat italiane.

Shoferi i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe ka raportuar rrethana të pamundura në lidhje me sjelljen e tij, ndaj oficerët kanë vendosur të kryejnë një kontroll më të plotë, duke i gjetur në zotërim çelësat e një makine tjetër të gjetur pak më larg, të cilën ai nuk ka mundur t'i shpjegojë.

Ushtarët më pas kontrolluan automjetin tjetër, duke zbuluar, në mbulesën e pasme, një vend të fshehur pas paneleve anësore dhe brenda së cilës gjetën 16,500 euro para të gatshme dhe pako heroine me peshë mbi 6 kg.

Pas kontrolleve të makinave janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e të arrestuarit, brenda së cilës u gjet një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike: një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe, kallëpe për përgatitjen e lëndës narkotike, blloqe, makineri ambalazhimi me vakum së bashku me mbi 11 kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë, mdma dhe lëndë prerëse, të cilat u sekuestruan bashkë me pasurinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI