Flash

Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Lapsi.al 3 February 2024
Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Autoritetet turke kanë arrestuar të shtunën 34 njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë një operacioni të gjerë kundër grupit militant. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya tha se të gjithë të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë shtetas të huaj të kërkuar nga Interpoli, i cili ka kërkuar arrestimin e tyre.  Ai shtoi se policia turke gjithashtu ka konfiskuar disa revole të palicencuara.

Autoritetet turke i kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik, pasi dy pjesëtarë të këtij grupi e vranë një person në një kishë në Stamboll gjatë një meshe javën e kaluar. Të premten, autoritetet ruke i arrestuan 25 të dyshuar në lidhje me sulmin kundër kishës.

Sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Dy sulmuesit e dyshuar besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X. Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.

Autoritetet kanë thënë se sulmi ka mundur të jetë më vdekjeprurës, por sulmuesve u është bllokuar arma. Shteti Islamik i ka kryer një sërë sulmesh në mbarë Turqinë, përfshirë një më 2017 në një klub nate në Stamboll, kur u vranë 39 persona. Sipas ministrit Yerlikaya, që nga qershori i vitit 2023, autoritetet turke kanë arrestuar 2.086 të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik./REL

Të këshilluara

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad. Arrestimet erdhën pas një ba...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI