Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ministri italian mik i Ramës, Vittorio Sgarbi jep dorëheqjen pas akuzave për vjedhje pikturash

Lapsi.al 3 February 2024
Ministri italian mik i Ramës, Vittorio Sgarbi jep dorëheqjen pas

Ministri i Kulturës në Itali, Vittorio Sgarbi ka dhënë dorëheqjen mes akuzave për vjedhje pikturash, akuza të cilat ai i ka mohuar. Sgarbi e dha njoftimin për dorëheqjen para nisjes së një leksioni në Milano, duke thënë se ai po largohej pëtë shmangur një konflikt interesi".

Ish-ministri, është mik i kryeministrit Edi Rama me të cilin ka ndjekur aktivitete të përbashkëta kulturore. Ai ka vizituar mëherët edhe Tiranën, ku ka ndarë foto nga takimi me Ramën.

Prokurorët po hetojnë akuzat se Sgarbi, një kritik i njohur arti, vodhi dhe modifikoi një pikturë të shekullit të 17-të. "Kapja e Shën Pjetrit" u raportua e vjedhur në vitin 2013. Ish-ministri akuzohet se ka ndryshuar pikturën duke shtuar një qiri në këndin e sipërm, gjoja për të fshehur origjinën e saj.

Politikani thotë se e gjeti veprën gjatë restaurimit të një vile të blerë nga nëna e tij më shumë se 20 vjet më parë. Ai thotë se piktura është origjinale, ndërsa ajo e vjedhur në vitin 2013 ishte kopje.

Akuzat ndaj tij u ngritën pas një investigimi nga programi Report në televizionin italian Rai. Pronari i kështjellës, i cili raportoi për vjedhjen e pikturës, u tha gazetarëve se kanavacja ishte prerë nga korniza në vitin 2013.

Ajo tha gjithashtu se një mik i Sgarbi kishte vizituar më herët pronën dhe kishte shprehur një interes për të blerë veprën. Programi gjithashtu deklaroi se kishte zbuluar se një mik tjetër i politikanit i transferoi më vonë një pikturë të dëmtuar të "Kapja e Shën Pjetrit" te një restaurator.

Thuhej se kishte një vrimë me të njëjtën formë si një pjesë e kanavacës së prerë nga korniza e kështjellës së Piemonte në vitin 2013. Në kohën kur vepra e restauruar u ekspozua nga Sgarbi në vitin 2021, piktura kishte shtimin e qiririt në këndin e sipërm.

Përveç kësaj ai po përballet gjithashtu me akuza në lidhje me një vepër tjetër: një pikturë që i atribuohet artistit francez Valentin de Boulogne, me vlerë 5 milionë euro (4.3 milionë funte), e cila u sekuestrua nga policia në Montecarlo. Sgarbi po hetohet nga një prokuror për eksportimin e paligjshëm të pikturës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI