Flash

Zbulimi/ Adoleshentët përtypnin “çamçakëz” edhe 10 mijë vjet më parë

Lapsi.al 2 February 2024
Zbulimi/ Adoleshentët përtypnin

Mbetje rrëshire të përtypura 9700 vjet më parë si çamçakëz janë gjetur në Suedi. Një grup ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Stokholmit analizoi gjurmët e ADN-së të fiksuara në këto mbetje, mbi të cilat ishte fiksuar edhe forma e dhëmbëve.

Analizat bënë të mundur identifikimin e atyre që i kishin përtypur dhe çfarë kishin ngrënë. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”. Fragmentet e rrëshirës u gjetën në sitin arkeologjik suedez të Huseby Klev, në veri të Goteborgut të sotëm.

Analiza e ADN-së njerëzore bëri të mundur të vërtetohej se tre të rinj, meshkuj dhe femra, i kishin përtypur për të prodhuar një lloj ngjitësi që përdoret për të bërë vegla. Çfarë hanin paraardhësit tanë? Një studim i mëtejshëm i mbetjeve të ADN-së ka bërë të mundur rindërtimin e dietës së paraardhësve tanë.

Analizat zbuluan se adoleshentët kishin ngrënë mish dreri, troftë dhe lajthi, megjithëse njëri nga tre djemtë kishte vështirësi të përtypte për shkak të periodontitit, një sëmundje bakteriale që shkakton dëme në indet që mbajnë dhëmbët në vend.

“Në rrëshirën e përtypur ka një sërë sekuencash të ADN-së në të cilat kemi gjetur të dyja bakteret që ne e dimë se janë të lidhura me periodontitin, dhe ADN-në e bimëve dhe kafshëve që kishin përtypur më parë", - specifikon Emrah Kirdok nga Universiteti i Mersinit në Turqi.

Gjetjet e studimit “sigurojnë një pamje të jetës së një grupi të vogël gjuetarësh në bregun perëndimor skandinav. Mendoj se është e mrekullueshme”, - tha koordinatori i studimit Anders Gotherstrom. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI