Flash

Taulant Balla sfidon Erion Veliajn, Ministri i Brendshëm në delir (VIDEO)

Lapsi.al 2 February 2024
Taulant Balla sfidon Erion Veliajn, Ministri i Brendshëm në delir

Ndërsa mes socialistëve ka pllakosur heshtja pas deklaratave të forta të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nuk le rast pa u bërë qesharakë me akrobacitë e tij publike që sfidojnë edhe vetë sojin e politikanëve si Erion Veliaj.

Së fundi Balla ka publikuar në Instagramin e tij një video teksa shihet një grua e moshuar në rrugë, që kushedi se për çfarë arsye i puthi dorën Ministrit të Brendshëm.

Me ç'duket ministrit i ka shijuar kaq shumë ky moment sa nuk i ka rezistuar aspak tundimit për ta postuar gjithë kënaqësi e delir në faqen e tij. Ia mbërritëm edhe kësaj dite. Pas 10 vitesh në pushtet, ministrat e Ramës kanë shkëlqyer kaq shumë sa populli po iu puthë edhe duart tani. Përpara! ©LAPSI.al

[video width="320" height="228" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/balla-video-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI