Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!

Lapsi.al 2 February 2024
Sulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!

Grupi i hackerave iranianë "Homeland Justice" vazhdon dhe ngul këmbë se ka marrë nga faqja e INSTAT të gjitha të dhënat e censit të zhvilluar pak javë më parë. Me një reagim tjetër që kanë bërë në grupin e tyre në "Telegram", Homeland pretendon se pas sulmit tashmë kanë akses në qindra mijëra të dhëna, të cilat i kanë kopjuar dhe i kanë zhdukur nga serverat.

Se çfarë do të ndodhë me të dhënat që ata pretendojnë se kanë marrë ende nuk dihet. Ndërkohë që vetë INSTAT pretendon se asnjë e dhënë nuk është prekur, aq më pak të dhënat e Censit.

Kjo pasi sipas tyre, ato ruhen në një server tjetër, të ndarë nga INSTAT.

"Instat është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja dhe censit. Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët. Të gjitha statistikat janë kundër jush,"-shkruhet në postimin e bërë në Telegram.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI