Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Raporti: Largimi i të rinjve nga Shqipëria po përkeqëson edhe demokracinë, jo vetëm ekonominë

Lapsi.al 2 February 2024
Raporti: Largimi i të rinjve nga Shqipëria po përkeqëson

Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionon nën nismën e Berlinit.

Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend, vë në dukje KBR.

Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj.

Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuojnë në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Emigracioni i të rinjve është një plagë që do të jetë prezentë edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Sakaq politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare.

Tashmë është e dukshme që emigracioni po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarjen rajonale.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) kryen kërkime të popullsisë në intervale të rregullta për të ofrojnë të dhëna demografike të përditësuara. Këto iniciativa kërkimore janë thelbësore për monitorimin e ndryshimeve në popullatë dhe ndjekjen e tendencave demografike.

Regjistrimi i fundit i popullsisë u zhvillua në vitin 2011 dhe një tjetër u krye në 2023, por INSTAT shkeli rregullin duke shtyrë publikimin e rezultateve në qershor 2024 në një kohë që kalendari fillestar parashikonte që të dhënat paraprake të censit të publikoheshin në dhjetor 2023.

Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit të konsiderueshëm te të rinjve dhe rënia e lindjeve./MONITOR

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43