Flash

Kushtet e Salianjit për bashkimin e PD: Marrëdhënie të mira me SHBA dhe mbështetje për SPAK

Lapsi.al 2 February 2024
Kushtet e Salianjit për bashkimin e PD: Marrëdhënie të mira

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur se pas një aksioni të gjatë, grupi i Partisë Demokratike po unifikohet, por me dy ‘kushte’.

Ai tha për Top News, se demokratët duhet të mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe ndërkombëtarët e tjerë, si dhe duhet të mbështesin punën e SPAK.

“Është e rëndësishëm që deputetët të identifikohen jo nga liderët e tyre, unë jam përfaqësues i qytetarëve, jam i zgjedhur me votat e opozitareve dhe jam përfaqësuesi i tyre. Partitë nuk mund të jenë pronë e një individi se janë pasuri kombëtare në shërbim të interesit publik. Nuk jemi në situatën e matjes së forcës. Unë nuk bëj sikur kjo nuk ekziston cilido ka mbështetës brenda çdo partie. Të gjitha palët në fund duhet të gjejnë një pikë që i bën bashkë për të qenë kundër qeverisë, front opozitar.

E rëndësishme është të jemi në terren, Unë kam zhvilluar takime në terren, në Kavajë i kthyem bashkinë demokratëve dhe qytete të tjera të Shqipërisë për shqetësimet reale të shqiptarëve. Qeverisë i mungojnë mekanizmat e kontrollit. Nuk mundet që Parlamenti mos të ketë rol kontrollues ndaj qeverisë, nuk lejohet ngritja e komisioneve, përfaqësimi i drejtpërdrejt në komisionin e reformës zgjedhore. Nuk ka asnjë diskutim që PD është makineri e rëndësishme elektorale. Individët e PD është e rëndësishme mos kenë background korruptiv, të mos kenë abuzuar me pushtetin kur kanë pasur pushtet. Ka të bëjë me individët mbledhja e votës. Për shkak të mos paraqitjes apo një defekti, lëshimi të vullnetshëm, qarku i Korçës për një vit e pak nga zgjedhjet e kaluara, në 14 maj diferenca ishte 16 mijë vota, Pogradec 12 mijë vota e kështu me radhë.

Ka shumë rëndësi përfaqësuesi i partisë. Ky nuk është proces i lehtë. Kemi qenë me përplasje të mëdha, me diferenca të mëdha, Tanimë jemi në logjikën jemi ripozicionuiar. Nga një grup parlamentar që ishim në hesap të vet, grupi është i fokusuar te beteja me qeverinë, jo me njëri tjetrin. Procesi i bashkimit, po ndodh. Ne do bashkohemi në diversitet, për mua është e domosdoshme, të mbajmë marrëdhënie të mira me SHBA dhe partnerë të tjerë, duhet mbështetur SPAK për të gjithë luftën dhe përpjekjen për të qenë të pavarur dhe të paanshëm.”, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI