Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

GJKKO vendos sot për fatin e dosjes “Buka” të Arben Ahmetajt

Lapsi.al 2 February 2024
GJKKO vendos sot për fatin e dosjes “Buka” të Arben

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin pritet të marrë sot vendimin në lidhje me dosjen “Buka” të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca paraprake do të mbahet në orën 09:30.

Sipas Prokurorisë Ahmetaj ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Dje në një intervistë të dhënë për Syri Tv, Ahmetaj lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se po përdorej si ‘kokë turku’. Ahmetaj këmbënguli gjatë intervistës se nuk ishte përfshirë në procedurat e inceneratorëve e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Sipas tij, kryeministrit Rama i duhej pikërisht një person i tillë “për t’i vënë tapën dosjes” së inceneratorit të Tiranës, projekt në të cilin,  “është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI