Flash

Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Lapsi.al 2 February 2024
Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për

Franca ka thënë të premten se Rusia duhet të përgjigjet për vdekjen e dy shtetasve francezë, të cilët u vranë nga një sulm me dronë në rajonin Herson në Ukrainë, derisa po i kryenin detyrat e tyre humanitare.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në rrjetin social Telegram se dy shtetas francezë u vranë dhe tre shtetas të huaj të tjerë u plagosën nga sulmi në Berislav, një qytet në veri të Hersonit më 1 shkurt.

Prokudin nuk tregoi se për cilin ekip humanitar punonin ata.

“Barbarizmi rus i ka sulmuar civilët në Ukrainë”, shkroi ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, në rrjetin social X.

“Rusia duhet të përgjigjet për krimet e veta”, shtoi ai.

Reagimi i Francës vjen në ditën kur gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara tha të premten se ka juridiksion në shumicën e aspekteve të rastit që Ukraina e ngriti kundër Rusisë, pak pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj para gati dy vjetëve.

Rasti i ngritur nga Kievi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, akuzon Rusinë se ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, duke pretenduar rrejshëm se pushtimi i 24 shkurtit të vitit 2022, u nis në mënyrë që të frenojë një gjenocid të supozuar ndaj rusishtfolësve në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale se “punëtorët e guximshëm humanitarë francezë i ndihmuan popullit dhe ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për humanizmin e tyre”.

Hersoni ka qenë në qendër të sulmeve të forcave ruse në muajt e fundit./ REL

Të këshilluara

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë robër lufte

Rusia dhe Ukraina njoftuan të mërkurën se kanë kryer një tjetër shkëmbim të robërve të luftës, pavarësisht tensioneve që lindën nga rrëzimi i një avioni transpo...

08:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI