Flash

Çifti i shqiptarëve kapet në kufirin francez me 340 mijë euro në makinë

Lapsi.al 2 February 2024
Çifti i shqiptarëve kapet në kufirin francez me 340 mijë

Doganierët e Dax në Francë, kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilët janë kapur me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Doganierët e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën A63, ku shqiptarëve janë shprehur se ata po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.

Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e mjetit është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë.

Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI