Flash

Berisha: Ahmetaj zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes së shekullit

Lapsi.al 2 February 2024
Berisha: Ahmetaj zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë tubimit të mbështetësve pranë banesës së tij intervistën e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë! 

Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.

“Në intervistë mbrëmë, ish-zëvendësi i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën juve, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë. Iu tha të vërtetën socialistëve" - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI