Flash

Zbulimi/ Homo Sapiens jetuan bashkë me Neandertalët 45 mijë vjet më parë

Lapsi.al 1 February 2024
Zbulimi/ Homo Sapiens jetuan bashkë me Neandertalët 45 mijë vjet

Homo Sapiens (pak a shumë njeriu i sotëm) kaloi alpet dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën. Kjo ndodhi më shumë se 45 mijë vjet më parë duke arritur deri në Ishujt Britanikë. Ata bashkëjetuan për një kohë mjaft të gjatë me Neandertalët e lashtë të Europës që po zhdukeshin.

Kjo është ajo që del nga tre studime të reja të kryera duke analizuar artefakte guri pak të njohura, por edhe shqyrtimin e gjeneve në disa mbetje.

“Ajo që del nga këto studime është një prani mjaft e përhapur e Homo sapiens, edhe pse ndoshta në grupe të vogla dhe në mënyrë të fragmentuar. Ata ndodhen shumë përtej Evropës Jugore, madje deri në Gjermaninë e sotme dhe Ishujt Britanikë"thotë Eugenia D'Atanasio.

Pyetja është a bashkëjetuan Homo sapiens dhe Neandertalët? Bashkëjetesa në Evropë midis Neandertalëve dhe Homo sapiensit ka qenë në qendër të interesit të paleoantropologëve për vite me radhë dhe një numër në rritje i studimeve, si në këtë rast, po tregojnë se bashkëjetesa e tyre dhe kalimet e mundshme sporadike mes të dyve, zgjati disa mijëra vjet.

Një konfirmim i mëtejshëm i kësaj jepet nga studimet që kanë analizuar një tipologji të artefakteve pak të njohura, të gjetura në zona të ndryshme të Evropës, përfshirë në disa ishuj britanikë, të cilat sipas studiuesve duhet të lidhen me sapiens.

Rezultatet vijnë veçanërisht nga analizat gjenetike të disa mbetjeve të gjetura në një shpellë afër Ranis, Gjermani, e cila u përdor për një kohë të gjatë, midis 45 mijë dhe 43 mijë vjet më parë. Sipas studimit të drejtuar nga Sarah Pederzani, mbetjet e Ranis demonstrojnë aftësinë e sapiens për t'u rezistuar edhe kushteve shumë të ftohta dhe për t'u përshtatur në mjedise veçanërisht të vështira.

“Të gjitha rezultatet që përforcojnë idenë e një mozaiku të popullatave dhe kulturave të ndryshme njerëzore të pranishme në Evropën e 45 mijë vjetëve më parë”, - shtoi D'Atanasio. /Marrë nga TgCom, LAPSI.al

human lineage

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe nj...

21:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI