Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla dëshmojnë sërish në prokurori

Lapsi.al 1 February 2024
Vrasja e Liridonës, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla dëshmojnë

Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, do të vijojë dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë këtë të enjte. Lajmin e ka konfirmuar për Telegraf avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku.

“Po, klienti im do të dëshmojë para Prokurorisë sot pasdite”, ka thënë avokatja, teksa ka shtuar se paradite ka dëshmuar Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër lidhur me rastin, i cili është edhe nipi i Naim Murselit.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi në dhjetor të vitit 2023, për të vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen Liridona Ademajt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI