Flash

Skandaloze/ Magjistratura heq mesataren për provimet e pranimit

Lapsi.al 1 February 2024
Skandaloze/ Magjistratura heq mesataren për provimet e pranimit

Shkolla e Magjistraturës shpërndau të mërkurën më 31 janar një njoftim që e cilësoi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025. Që në krye të njoftimit sqarohej se Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8-të, të lëndëve kryesore.

Në një reagim publik pas vendimit, Qëndresa Qytetare, një organizatë që lufton për cilësi në arsimin e lartë, e cilësoi vendimin e Shkollës së Magjistraturës të gabuar.

“Në këtë moment kur sytë e qytetarëve janë drejtuar tek SPAK-u dhe reforma, elitat e këtij sistemi morën një vendim që ngre dyshime, pikëpyetje dhe mosbesim tek rekrutimi i gjyqtareve dhe prokurorëve të rinj,” tha Qëndresa Qytetare, ndërsa shtoi se Shkolla e Magjistraturës ende nuk është pastruar nga të shkarkuarit dhe dorëhequrit e vetingut, të cilët nuk kanë moral dhe etike për të formësuar gjyqtarët e rinj.

Neni 10 i Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, ‘regjistrimi i kandidatëve për magjistratë dhe kriteret e pranimit, përcaktonte në shkronjën (d) se, për t'u pranuar në formimin fillestar për magjistrat, duhej që ndër të tjera të kishte notë mesatare të përgjithshme mbi 8-të, si dhe ‘notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese.

Me ndryshimin e tre ditëve më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka mundësuar që edhe të diplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj nëse zgjidhen si fitues.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i pyetur nga BIRN lidhur me qëllimin e këtij ndryshimi, u shpreh se ishte në pamundësi mbrëmjen e të mërkurës për folur lidhur me këtë vendimmarrje, por shtoi se ishte i gatshëm të jepte komentin e tij paraditen e të enjtes.

Këshilli Drejtues ka vendosur të ndryshojë edhe dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që provimi i pranimit të zhvillohet në dy ditë. Sipas ndryshimeve, në ditën e parë provimi do të bëhet vetëm për pesë tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike do të ketë dhe një rast praktik shtesë, në të drejtën administrative.

Provimi i fazës së dytë është përcaktuar të ketë 400 pikë, 250 pikë në ditën e parë për pesë tezat dhe 150 pikë për rastet praktike.

Faza e parë me natyrë kualifikuese zhvillohet me vlerësim elektronik dhe organizohet në një ditë./BIRN

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe nj...

21:35

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI