Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shtyrja e seancës për Berishën, avokati i ish-kryeministrit: Hera e 4 që kërkojmë përjashtimin e Gjyqtares

Lapsi.al 1 February 2024
Shtyrja e seancës për Berishën, avokati i ish-kryeministrit: Hera

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij Genc Gjokutaj, tha se seanca u shty për në datën 8 shkurt, ndërsa shtoi se qëndrimi që u mbaj sot ishte me “shtatë standarde”.

Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

“Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata. Në kohën e marrjes së masave, ishin të pa komunikuara dhe i quanin të komunikuara. Seanca u shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, u shpreh avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI