Flash

Pakti Rama - Meloni, Lubonja: Shqipëria po përdoret si “gogol” për të trembur emigrantët

Lapsi.al 1 February 2024
Pakti Rama - Meloni, Lubonja: Shqipëria po përdoret si

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me paktin Rama-Meloni për refugjatët. Lubonja u shpreh se në Itali ka një retorikë nga ana e partisë së kryeministres Meloni e cila thotë se pakti ka lidhje me miqësinë me Shqipërinë. Po ashtu ai zbuloi se të tjerë eksponentë të kësaj partie shprehen se Shqipëria po përdoret si “gogol” për emigrantët që synojnë të shkojnë në Itali.

“Për këta që e kanë propozuar, pra e djathta e Melonit ka një retorikë që është një lloj hipokrizie. Është kjo gjuha që ka miqësi me Shqipërinë dhe ne do na ndihmojë të hyjmë në BE. Nga ana tjetër, sidomos nëpër media eksponentë të rëndësishëm nga partia e Melonit, thonë se këtë e bëjnë për deterrencë, që Shqipërinë ta përdorin si gogol për emigrantët, që ta dinë se nuk do vijnë në Itali, por në Shqipëri.

Këtu ka një kontradiksion, pasi Shqipëria mendon se po hyn në Europë. por nga ana tjetër përdoret për deterrencë. Për mua është lajmi i lajmeve, ndotja 20 herë më shumë me pm2 që shkakton kancer dhe ishemi e Tiranës. 20 herë më shumë se standardet evropiane”, - u shpreh ai mes të tjerash. /BW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI