Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Më 13 shkurt jepet pretenca për Belerin/ Avokati: Duan t'i marrin mandatin e kryebashkiakut

Lapsi.al 1 February 2024
Më 13 shkurt jepet pretenca për Belerin/ Avokati: Duan t'i marrin

Ka mbaruar procesi gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt, në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

Pasi doli nga ambientet e gjykatës, avokati i tij, Genc Gjyzari tha për mediat se duan që Beleri të dënohet që sipas tij t'i marrin mandatin e kryebashkiakut.

"Duket qartë që duan ta dënojnë që mos të marrë mandatin e kryebashkiakut. E mbyllëm sot çështjen, presim pretencën", tha avokati.

I pyetur nëse Beleri ka qenë i dënuar, avokati tha se ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri.

“E tha specialistja, që ai është i padënuar, është i rehabilituar. ligji është i qartë. Patjetër që ka pasur dënim më herët, por në njeri nuk mund të rri tërë jetën, para 20 vitesh kur ka qenë i ri. E keni aty nuk mund ta shpjegoj dot“, tha avokati.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje, pasi dyshohet se u kap duke blerë vota.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI