Flash

Lexime të cekëta për Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 1 February 2024
Lexime të cekëta për Maqedoninë e Veriut

Keqkuptime me përjetimin e datave të rëndësishme historike kur ato ngjajnë aty-për-aty u ndodhin krejtve.

Është shumë e shtirë m’i rrokë kthesat paradigmatike në zhurmat sipërfaqësore të përditshmërisë dhe paradës së “defilimit të sedrave” t’smuta.

Ato janë nyjëzime simbolike dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë.

Shkrihen njana në tjetrën - herë doket ajo e herë kjo.

Edhe ashtu momentet për t’u shndërru në monumente u duhet hapësirë dhe retrospektivë. Varësisht nga pika e ndodhjes së kqyrësit.

Por, përmes atletikes së historisë mund të mësojmë dhe trajnojmë sensin që disa shenja t’i kapim.

Kena shumë shembuj të këso lloj turbullimesh. Herë me hiri e herë pahiri.

Letrën nga komisioni organizativ të Kongresit të Manastirit dërguar Faik Konicës për pjesëmarrje e përqeshë ky i fundit. Madje, Konica i quajti ata Xhon Turqit e Manastirit. E shkroi një letër dhe shprehi bindjen e tij që kjo është veç "cirkuz’hane", që s'do të ketë asnjë rezultat, dhe ky Alfabet bile as që do të mbijetojë.

E shihni si reagimi i Konicës për Kongresin u zhvleftësua nga koha në raport me arritjen e "harrnume" të kësaj date.

Në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Gjergj Fishta e shkruan një poezi. Në mes tjerash thotë: Oj Zanë, t'këndojm… t'vajtojm, deshta me thanë;

Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.

E shihni se si kjo poezi mërzie e Fishtës ngat datës së Pavarësisë është shumë më e vogël se rëndësia dhe rezultati që erdhën nga kjo ngjarje. Pesimizmi i tij sado që ishte racional në kontekstin e gjendjes së Shqipërisë në ato momente, data e “maroi” veten dhe iku drejt përjetësisë.

Kemi edhe shumë shembuj të tjerë të kurthimit me hiri në historinë tonë të re. Të njerëzve t’pëlkymë ideologjie.

Për shembull, thonë që Albin Kurti në datën e Pavarësisë së Kosovës kishte porositur cuclla për veshë që mos t’i dëgjonte festimet. Festimet e një shteti që nuk po lindte, sipas tij, dhe e pengonte gëzimi i turmave. “Turma” që kishin pritur me shekuj këtë ditë. E për “çudi” sot me mish e me shpirt “provon” ta mbrojë atë datë.

Tani kemi këso lloj leximesh edhe me atë se çka po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Disa po thonë që ngjarja është një maskaradë pa përmbajtje e një Kryeministri shqiptar atje. Epo, kur data t’u kthehet në monument, do ta shihni se kush është tu ba cirguz knejpari.

Të këshilluara

Në Gaza po vdes edhe Perëndimi!

Në Gaza sot nuk po vdesin vetëm me mijëra fëmijë të pafajshëm por edhe vetë perëndimi qoftë si ide, qoftë si sistem politik.  Nuk mund të mohohet e drejta e Izr...

17:43

Një mbret i heshtur norvegjez në Golem

Ende edhe sot, miliona njerëz në botë shohin një video ku një 13-vjeçar, ngrihet nga tavolina e shahut dhe me një shpërfillje të pabesueshme bën ca hapa tallës ...

19:32

3 ditë liri në Milenium

Nga Edi Lesi Ata që po hyjnë këtë të mërkurën pasdite në sallën e Kinema Milenium në Tiranë, nuk ngjajnë shumë me gjindjen rreth e rrotull që është lëshuar ...

20:58

Ermonela Felaj “lë në baltë” Ramën

Përballë skandalit të madh korruptiv të inceneratorëve, strategjia e komunikimit publik të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka qenë e qartë dhe në dukje s...

19:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI