Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Elbasan/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë euro, dyshohet se u përfituan nga veprimtari kriminale

Lapsi.al 1 February 2024
Elbasan/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 550 mijë euro, dyshohet se u

Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Real estate’, policia e Elbasanit ka sekuestruar 2 pasuri në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar pronat në emër të tij dhe të të afërmve. Konkretisht është sekuestruar 1 objekt 3-katësh, në Cërrik, dhe 1 automjet  tip "Lamborghini".

Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".

Po ashtu policia ka sekuestruar pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Konkretisht i është sekuestruar një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI