Flash

Berisha për analistët pro Ramës: Lakejtë kalojnë nga një studio në tjetrën duke bërë avokatinë e krimit

Lapsi.al 1 February 2024
Berisha për analistët pro Ramës: Lakejtë kalojnë nga

Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar analistët se shkojnë nga studio në studio duke mbrojtur sipas tij vjedhjen e kryehajdutit, Edi Rama dhe duke bërë hajdutërinë e krimit.

Pjesë nga fjala e Berishës.

Miqtë e mi, çdo ditë e më e fuqishme bëhet drita, rrezja e dritës që ju shpërndani në katër anët e vendit.

Për një shoqëri, në çdo situatë, nuk ka asgjë më të fuqishme se rrezen e dritës, se transparencën dhe ju këtu po e bëni në mënyrë të mrekullueshme.

Ndaj unë ju përgëzoj ju, përgëzoj oratorët e mrekullueshëm për problemet që keni sjellë dhe sillni.

Kjo rreze nxjerr në dritën e diellit para shqiptarëve, të gjithë shëmtinë e narkodiktatorit, regjimit të tij diktatorial, shëmtinë e instrumenteve të tij të krimit, Skapit dhe organeve të tjerë. Shëmtinë e lakejve që kalojnë nga një studio në tjetër, duke bërë avokatinë e krimit.

Amerikanizmi i tyre është për të vjedhur, për të bërë trafiqe droge.

Këta janë llumi i shoqërisë shqiptare, këta nuk kanë asnjë vlerë.

Ja ku jeni tani, ja ku e keni idhullin tuaj, kryehajdut të Shqipërisë, ja ku e keni kryetar të skandalit më të madh të shekulit.

Ja ku e keni, të denoncuar nga drejtësia e mbarë botës.

Ndaj edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme në Rrugën e Shpresës, ringjallët pluralizmin, ringjallët forcën, ringjallët besimin e shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

Dështimi i premtimit për taksim progresiv

Në një vend ku kultura e pageses së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shëndrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku percept...

19:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI