Flash

Balla: Polumbarët e RENEA kërkuan 2 muaj në det trupin e Ervis Martinajt

Lapsi.al 1 February 2024
Balla: Polumbarët e RENEA kërkuan 2 muaj në det trupin e Ervis

Polumbarët e RENEA, kanë kërkuar për gati 2 muaj në det për trupin e Ervis Martinajt në një zonë detare në jug të vendit. Deklaratën e ka bërë ministri i Brendshëm Taulant Balla në emisionin “Top Story” në TCH. Ai shtoi se nga kërkimet nuk ka pasur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.

“Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër. Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj). Ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhen” – tha Balla.

Ervis Martinaj u shpall i zhdukur nga familjarët në gusht të vitit 2022. Që nga ajo kohë ka pasur shumë variante për fatin e tij, që nga vrasja deri tek operacionet plastike që ai mund të ketë bërë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI