Flash

Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve

Lapsi.al 1 February 2024
Ambasadori amerikan në Serbi: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të enjten se Marrëveshja e Ohrit “nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e Ohrit, e cila u arrit vitin e kaluar, parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe që palët ta respektojnë reciprokisht integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tjetrës.

Hill tha për portalin Bujanovacke se Serbia e ka përmbushur “një pjesë të mirë” të asaj marrëveshjeje dhe se gjëja më e rëndësishme që ka mbetur është gjetja e mënyrës që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se “kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, shtoi ai.

Ambasadori amerikan po ashtu ka theksuar se Serbia ka të drejtë për një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

"Në Kosovë, ata e shohin Asociacionin si një lloj Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, por Asociacioni nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën," tha Hill.

Ai gjithashtu vlerësoi se "Serbia dhe serbët në Kosovë para së gjithash kujdesen për arsimin dhe kujdesin shëndetësor", dhe se "përmes Asociacionit ata kanë të drejtë për këtë".

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, ndër të tjera, e obligon Kosovën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do t'u mundësonte serbëve në Kosovë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve u pranua nga Kosova dhe Serbia në fund të shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa aneksi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje u dakordua në mes të marsit në Ohër.

Serbia nuk pranoi ta nënshkruajë atë marrëveshje dhe vendosi vija të kuqe, pra se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe as anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, BE-ja tha se kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët./REL

Të këshilluara

Dështimi i premtimit për taksim progresiv

Në një vend ku kultura e pageses së taksave është e dobët, ku besimi se pagesa e tyre mund të shëndrohen në shërbime më të mira publike është i ulët, ku percept...

19:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI