Flash

Ahmetaj: Mërtirit ia grabitën inceneratorin e Tiranës, pronar është Veliaj

Lapsi.al 1 February 2024
Ahmetaj: Mërtirit ia grabitën inceneratorin e Tiranës, pronar

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë në Syri TV. Ka folur edhe për inceneratorin e Tiranës. Ai thotë se nuk është më Mirel Mërtiri pronar i inceneratorit të Tiranës sepse atij ia kanë marrë. Sipas tij, pronar është Erion Veliaj.

“Për inceneratorin e Tiranës unë kam thënë në atë intevsitë “follow the Money”. Unë them se për atë incenerator Mirel Mërtiri është viktimë. Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës.

Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n?

Është kompania që ka bërë garancinë në Dubai. Është njeriu që ka nxjerrë Këlliçi. Mirel Mërtirin këta e kanë zhdukur për t’i marrë biznesin. Ka një tjetër kompani në parajsa fiskale që ka 20%. Kush është? Po pse kërcënohem unë. Unë e pashë Mirel Mërtirin në intervistën me ju dhe ai me të drejtë iu referua “pronarit faktik”.

Ai me të drejtë iu referua pronarit faktik. Erion Veliaj a e ka referuar një kompani apo një tjetër që të mos paguajë në landfillin e Tiranës? A është ky një veprim i një pronari faktik. Çfarë është kjo histori? Shkohet te Taulant Tusha... se me vjen gjynah për atë djalin, po ku janë 60 milionë eurot. Nëse hetohet Tiarana do të zbulohet gjithçka” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI